Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se zyrtarët e Beogradit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga vizitat në Kosovë pa marrë parasysh veprimet që ndërmarrin, siç është shprehur ai, “institucionet e përkohshme në Prishtinë”. “Ne nuk do të heqim dorë nga dokumentet tona, sepse, nëse do të hiqnim dorë prej tyre, në një farë mënyre, do të pranonim atë që institucionet e përkohshme po përpiqen të na imponojnë”, ka thënë Bogdanoviç në deklaratën e tij.