Maqedoni – Zgjedhjet mund te deshtojne ne raundin e dyte

Rezultatet e nje ankete te fundit te Institutit per Demokraci ne Maqedoni, tregojne se gjysma e qytetareve nuk do te dalin ne votime ne raundin e dyte te zgjedhjeve  presidenciale. 45,8% e te pyeturve thane se nuk do te votojne, ndersa 15% se jane ende te pavendosur. Kjo do te thote se procesi mund te deshtoje, pasi mund te mos arrihet pjesemarrja e duhur prej 40%, e cila siguron dhe vlefshmerine e zgjedhjeve.
Advertisement