Tiranë | Kryeministri Berisha: imuniteti, përcaktues për marrjen e statusit

berisha-mbledhje-qeverie-

Kryeministri Berisha deklaroi se “vendi ndodhet përpara një vendimmarrje kushtetuese, që do të jetë përcaktuese për të hapur dyert që vendi të marrë statusin e kandidatit”. Kreu i qeverisë theksoi se heqja e imunitetit është një detyrim madhor që kërkohet nga Shqipëria për procesin e integrimit, ndërsa i kërkoi sërish kreut të opozitës ta votojë më 6 gusht. “Në një letër, komisioneri Fyle kërkon që bashkëpunimi të kompletojë reformat e tjera, imunitetin dhe më pas ligjet që janë në parlament. Dje në cilësinë e kryetares së radhës të Këshillit të Ministrave, Ministrja e Jashtme e Qipros bëri një vizitë dhe shprehu vullnet për të ndihmuar Shqipërinë në këtë rrugë, por bëri të qartë se detyrim madhor dhe përcaktues është qëndrimi ndaj imunitetit. Mos heqja e imunitetit dëshmon se politikanët e këtij vendit nuk ka vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe po kërkohet ajo që është një normë në vendet e BE-së. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha shtoi se “është kalkulim i gabuar nëse mendon se duke bllokuar statusin bllokon qeverinë. Ti bllokon më shumë Shqipërinë, të jesh i bindur se shqiptarët do flasin në mënyrën më serioze, çfarë kërkove u plotësua”. “Z. Rama të lërë mënjanë retorikat dhe t’i bëjmë një shërbim të madh këtij vendi sepse çdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Me 6 gusht ne kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e imunitetit, lexo murin e korrupsionit, që ka i zënë derën e procesit të integrimit këtij vendi”, tha Berisha. “Kërkove ndryshime, t’u pranuan që të gjitha, apo i kërkove duke menduar se s’do pranoheshin. T’u pranuan një e nga një dhe tani jo thua se votoj me 6 gusht. 6 gushti nuk u caktua nga nga ne, por nga Kuvendi shqiptar në konsensus të plotë, në përputhje me amendamentin që grupi i PS-s ka sjellë në 2003 për ndryshimet e Kushtetutës. Ndaj dhe njëherë shfrytëzoj rastin të ftoj që të votojmë heqjen e imunitetit”, iu drejtua kreu i qeverisë, Sali Berisha, kryetarit të PS-së, Edi Rama.  

Advertisement