Tiranë | Konkurs për siglën e 100 vjetorit të Pavarësisë

100 vjet pavaresi

Sigla muzikore duhet të jetë në formë orkestrale, me ose pa vokal. Gjithashtu mund të jetë krijimtari e re ose përshtatje e stilizuar që të përkojë me tematikën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë muzikantët shqiptarë, të diplomuar ose jo për kompozicion, me banim në Shqipëri ose jashtë saj. Çdo muzikant lejohet të marrë pjesë me jo më shumë se dy sigla të ndryshme muzikore. Afati i fundit për dorëzimin e veprave është data 28 shtator 2012. Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e krijimtarisë artistike kombëtare në fushën e muzikës me objekt 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, duke nxitur krijuesit mbarëshqiptarë të muzikës për të shkruar vepra të reja muzikore të frymëzuara nga kjo ngjarje historike shumë e rëndësishme për kombin shqiptar. Për vlerësimin e veprave do të ngrihet një juri profesionistësh prej 5 personash, e cila do të përbëhet nga personalitete të muzikës si: kompozitorë, dirigjentë, muzikologë. Çmimet do të jepen në një ceremoni publike, e cila organizohet nga MTKRS në muajin tetor 2012.  

Advertisement