Tiranë | Miratohet unanimisht ligji për konferencën gjyqësore

Kuvendi-i-Shqiperise

Kjo nismë e qeverisë, që vjen në kuadër të reformës në drejtësi, sanksionon që Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë, gjyqtarëve të gjykatave të Apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kjo shënon dhe risinë e këtij p/ligji, e cila ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të gjyqtarëve për të qenë të gjithë të barabartë dhe më të drejtë vote në organizimin e tyre të përbashkët. Gjithashtu, ligji parashikon rregulla të qarta për emërimin e 9 anëtarëve të KLD-së, që dalin nga kjo konferencë, kompetencat e saj, si dhe strukturën, ku ka ndryshime në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa kryetar i KGJK-së është kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.  

Advertisement