Kreu i qeverisë tha se në ligjin shqiptar, në përputhje me standardet e Bolonjës, është përcaktuar që doktoraturat të kërkojnë praninë e akademikëve e profesorëve nga universitete të tjera të Europës dhe botës, një kriter ky që në tërësi injorohet. “Duhet të mos pranohet qoftë dhe një doktoraturë e vetme që nuk zbaton ligjin dhe kriteret, pasi ato duhen mbrojtur në prani të stafit kombëtar dhe ndërkombëtar”, theksoi Berisha. Ai shprehu shqetësim se po u vazhdua kështu do të vijë një ditë që do të ketë më shumë doktorë shkencash se sa njerëz me diplomë universiteti. “Ne jemi që universitetet të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet e tyre për të doktoruar studiuesit, por ato duhet të bëhen në përputhje me ligjin”, theksoi Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.