Kosovë | Ki Moon kërkon përmirësim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

banki moon large

Ai kërkoi vazhdim të dialogut dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ban Ki-Moon shprehu shqetësimin e tij lidhur me tensionet politike në veri të Kosovës dhe deklaroi se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. Ai theksoi edhe nevojën e pajtimit ndëretnik dhe të ndërtimit të besimit midis komuniteteve dhe u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të fokusohen në këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Kosovë dhe u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të punojnë me përkushtim për ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

Advertisement