Tiranë | Rama: nuk votojmë heqjen e imuniteteve

rama

“Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk bëjmë pazar për këtë process. Ne kemi para një vizon të bindur se vendit i duhet një reformë kushtetuese në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. PS është absolutisht e vendosur për heqjen e imunitetit është një qëndrim i kahershëm por PS-ja nuk do të arnojë kushtetutën në gusht dhe pastaj të bëjnë armine të tjera në shtator”, theksoi Rama. Sipas Ramës, “ky është një mision për t`i dhënë vendit një shans për të marrë statusin e kandidatit duke treguar se jemi të gatshëm të bëjmë reforma reale dhe jemi të gatshëm të mos mbetemi në një debat shterp për imunitetitn por përmes një debati për kushtetutën të bëjmë edhe ndarjen e pushtetit politik nga pushtetit gjyqësor”. “Jemi të gjithë dëshmitarë se sa herë që çështje të një rëndësie madhore që kanë pasur të bëjnë me korrupsionin, janë hetuar nga Prokuroria dhe janë adresuar në gjykatë, imuniteti parlamentar nuk ka qenë pëngesë dhe as heqja e tij nuk ka garantuar gjykim të drejtë dhe të ndershëm”, tha Rama. Rama theksoi se, “PS kërkon një diskutim që të jetë i plotë për të gjitha çështjet dhe pastaj në fund të këtij diskutimi secila palë voton ose nuk voton atë çka e konsideron të nevojshme ose të panevojshme. Shqiptarët le të gykojnë”. Sipas Ramës, “ky është një moment për t’i dhënë një shans të ri dhe të fuqishëm statusit kandidat për Shqipërinë, duke i treguar miqve dhe partnerëve, familjes evropiane se ne jemi të gatshëm të bëjmë reforma reale dhe se jemi gjithashtu të gatshëm si klasë politike të mos mbetemi në një debat shterpë për imunitetin, që është debat i mbyllur për ne sepse ne jemi prononcuar tanimë, por përmes një debati për Kushtetutën të bëjmë një seri ndryshimesh që ndajnë pushtetin politik nga pushteti gjyqësor”. Në lidhje me akuzat e mazhorancës se kjo është një strategji e PS-së për të mos marrë statusin e vendit kandidat, Rama u shpreh se e neverit këtë propagandë. “Unë e neveris këtë propagandë. Unë e neveris Kryeminstrin e Shqipërisë kur flet me një gjuhë të tillë. Ndërkohë që kërkon konsensus nga opozita, sulmon përditë opozitën. Kjo gjuhë është një gjuhë ku nuk bëhen kompromise as në tregun e fshatarve ku diskutohet çmimi i qepës e jo më të bëhen kompromise të mëdha për Kushtetuën. Por nga ana tjetër ne jemi në këtë pozicion, jo sepse e dëshiron Kryministri, apo se bën thirrje Kryeminstri, por sepse ky është pozicioni që i duhet vendit dhe mbi hesapet partiake dhe interesat e politikës së ditës, por për interesat për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama.  

Advertisement