Tiranë | Meta kërkon të votohet “heqja e imuniteteve”

“Të gjithë aktorët duhet të bashkohen për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështje brenda datës 6 gusht. Sa e rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet në themelet e saj po aq e rëndësishme është edhe koha. LSI apelon për të përdorur të gjithë kohën, e cila nuk është e pakët, për t’i dhënë një zgjidhje kushtetuese, por dhe një zgjidhje politike e morale”, deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp. Duke nënvizuar se LSI ka qënë pjesëmarrëse aktive në këtë proces përmes propozimeve të paraqitura në Kuvend, Meta theksoi se tashmë është momenti final i konkretizimit dhe koha është me rëndësi, pasi kjo është e lidhur dhe me vlerësimin që do i bëhet Shqipërisë në marrjen e statusit të kandidatit.

Advertisement