Tiranë | Rama kërkon riformatim të KQZ

rama

“Kjo është domosdoshmëri dhe PS e ka të pamundur të tërhiqet në emër të çfarëdo kompromisi, kur është fjala për të riformatuar KQZ-në dhe krijuar kushtet që të garantohen të gjitha palët për zgjedhje të lira e të ndershme”, theksoi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar. Sipas tij, transparenca e materialeve zgjedhore është një tjetër element për të goditur korrupsionin e kudondodhur elektoral dhe po ashtu, ngritja e sistemit pilot për identifikimin dhe numërimin. “Këto janë katër çështje themelore dhe pika kyçe për një reformë zgjedhore të vërtetë dhe një konsensus që nuk mund të vijë nga një kompromis i pakuptimtë, por nga një kompromis i shëndetshëm”, tha kreu i PS-së, ndërsa shtoi se PS i ka bërë të gjitha hapat për të gjetur kompromisin, tani është radha e palës tjetër të japë kompromisin. “Nuk mund të arrijmë konsensus bazuar mbi asgjë, por vetëm bazuar mbi zgjidhjen e këtyre çështjeve që nuk burojnë nga një vullnet partiak, por nga një analizë e qartë”, tha Rama.

Advertisement