Tiranë | Betohen ministrat e rinj të kabinetit

topi-bamir

Përkatësisht janë betuar z.Edmond Haxhinasto si zv/kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Panariti si Ministër i Punëve të Jashtme, z. Flamur Noka si Ministër i Brendshëm dhe z. Vangjel Tavo si Ministër i Shëndetësisë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

Advertisement