Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se prognoza e BSH-së parashikon që ekonomia shqiptare do të shënoi rritje pozitive për periudhën në vazhdim, ndonëse nën potencialet e saj si rezultat i krizës në Eurozonë. Sipas tij, “të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë në 5 muajt e parë të vitit flasin për një zgjerim të ngadaltë të ekonomisë. Ecuri të dobët ka patur në sektorin prodhues, në tre mujorin e parë, ndërkohë sektori i shërbimeve paraqitet më i përmirësuar kundrejt tre mujorit të parë të vitit të kaluar”. Duke e konsideruar të plogësht kërkesën e brendshme, Fullani theksoi se ka patur ecuri të dobët në investimet private dhe ritmet e konsumit të brendshëm. “Eksportet shqiptare, tha ai, rezultojne të rritura në 7%, por mbetet e pamjaftueshme. Ndërsa importet kanë shënuar tkurrje, në katër muaj e parë të vitit, tha ai, duke nënvizuarse se inflacioni parashikohet të mbetet i qëndrueshëm, përperiudhën në vazhdim ndonëse nën trysninë e presioneve iflacioniste të importura. “Kreditimi i sektorit privat në muajin maja, arriti në nivelin 9.1%, ndërsa kërkesa e biznesit është në rënie, si pasojë e mosshfrytëzimit të plotë të kapaciteve prodhuese dhe për pasigurinë e kërkesës në të ardhmen.”- theksoi Fullani. Guvernatori sugjeroi se biznesi dhe bankat, kanë hapësira për bashkëpunim më të ngushtë, duke shtuar se bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndosha për të rritur kreditimin në vend. “Biznesi dhe investimet e huaja, tha ai, mbeten dy nga shtyllat kryesore që do të nxisin ekonominë e vendit”. Banka e Shqipërisë tha ai, mbetet e angazhuar të ruajë stabilitetin makro-ekonomik të vendit dhe inflacionin në tregues të qëndrueshëm duke evidentuar se, politika fiskale ka qenë e kujdeshme dhe ka stimuluar uljen e defiçitit.