Policia e Gjirokastrës zbardh një vrasje të ndodhur në këtë qytet në vitin 1999 dhe vë në pranga autorin e dyshuar të krimit, Drini Alikon. Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në lagjen “Punëtore” në 4 nëntor të vitit 1999 ku viktimë mbeti shtetasi Besnik Ibrahimi. Dhjete vjet pas kesaj ngjarjeje policia ka arrestuar si autorin kryesor te dyshuar per kete Drini Alikon nga fshati Lazarat. Sipas burimeve zyrtare te policise arrestimi i Alikos u bë në kuader të operacionit te koduar “Harresa”. Aliko u kap dje rreth ores 16.30 në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit “, në aksin rrugor Gjirokastër-Subash me automjetin e tij tip Audi me targa GJ 0777 B. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 5 aparate celular me gjithë karta dhe një sasi prej 32 mijë lekë të reja dhe 420 dollarë.