Tiranë | Sajmir Tahiri shpallet fajtor për shpifje

alt

Gjykata vendosi të dënojë me 5 milionë lekë dëmshpërblim, për shpifje dhe fyerje deputetin Tahiri. Sipas vendimit te Gjykatës, deputeti i PS duhet t’i paguajë përkatësisht 2.5 milionë lekë Argita Malltezit (Berisha) dhe 2.5 milionë lekë Shkëlzen Berishës. Fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni, ngriten një padi ndaj deputetit Sajmir Tahiri, pas akuzave per korrupsion që ai bëri kundër tyre. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit, deputeti Tahiri deklaroi se do të apelojë vendimin.