Gramsh | Inaugurohet HEC-i i Tervolit

alt

Berisha deklaroi se HEC-i i Tervolit është një vepër energjetike, e cila prodhon 12 megavat energji në ditë, me një prodhim total vjetor prej 40 mijë kilovat /orë. Kryeministri bëri të ditur se ky hidrocentral, vepër e investitorëve privatë, ka kushtuar 8 milionë euro. “Shndërrimi i Shqipërisë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme në Rajon, është një nga qëllimet më madhore të Qeverisë, çka nënkupton që të gjithë burimet ujore të vendit, të mos derdhen të fjetura në det, por të shndërrohen në energji elektrike”, tha Berisha. “Do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar HEC-e në rrethin tuaj. Deri tani janë kontraktuar 14 të tilla, ndërsa kaskada e Devollit po shkon drejt finalizimit dhe vitin e ardhshëm do të punësohen 5000 punëtorë nga i gjithë vendi, ndërsa do të investohen 1 milionë euro për tre HEC-et”, deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur për veprën energjetike të inauguruar sot, Berisha siguroi se “HEC-i i Tervolit është një vepër me teknologji moderne”. “Do ta shndërrojmë Gramshin në një nga qendrat kryesore të energjisë dhe një nga zonat më të mëdha për prodhimin e arroreve”, tha Berisha.