Policia ka arrestuar poseduesin e saj shtetasin Xhelo Rabi 59 vjeç, ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe bashkëshorten e 59-vjeçarit. Aksioni për parandalimin e mbjelljes së lëndëve narkotike ka aktivizuar të gjithë policinë në fshatin Lazarat në Gjirokastër, operacion ky që ka nisur që nga data 16 e këtij muaji. Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër, mbështetur nga Forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe grupe Delta kanë shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, të cilët ishin nisur drejt Lazartit për tu punësuar në mbjelljen e lëndëve narkotike. Numërohen më tepër se 177 të ndaluar, kryesisht nga Cërriku, Elbasani, Skrapari të cilët dyshohen se shkonin në Lazarat për të mbjellë kanabis. Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga FNSH-ja po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqi puntore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.