Maqedoni – Kandidatet per president zhvillojne debat

Kandidatët për president në Maqedoni për në raundin e dytë, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Lubomir Fërçkovski nga LSDM-ja opozitare kanë zhvilluar debatin e parë me tone dhe akuza të ashpra për temat e izolimit të vendit dhe bllokimit të procesit të eurointegrimeve. Kandidati opozitar i socialdemokratëve Lubomir Fërçkovski ka insistuar se qeveria aktuale është fajtore për rrënimin e pozicioneve në planin ndërkombëtar. “Kjo qeveri me politikën e udhëhequr me elementetet e antikitetit rreth çështjes së emrit ka rrënuar pozicionet e Maqedonisë në planin e jashtëm. Sa më shpejt duhet të arrihet kompromis për emrin, me qëllim që Maqedonia në shtator të marrë ftesën për anëtarësim në NATO”, ka theksuar Fërçkovski duke akuzuar, se kjo qeveri po ndjek kursin e izolimit të vendit.
Advertisement