Presidenti afgan Hamid Karzai pershendeti sot strategjine e re te presidentit Obama. “Ai ka mbeshtetjen tone te plote. Plani ishte me i mire nga c’pritnim”, tha Karzai. Plani i prezantuar dje bente thirrje per shtimin e trupave, legjislacion te ri, trainim te forcave afgane dhe ekspertize civile ne luften ne Afganistan. Obama tha se plani ishte nje sfide per sigurine nderkombetare. Shefi i Shtepise se Bardhe u shpreh se situata eshte rritur ne menyre te rrezikshme ne rajonin rreth Afganistanit, ku SHBA po perballet me Al Kaedan dhe talebanet.