Tiranë | Meta: zgjedhje konsensuale në raundin e tretë

alt

“Ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo zgjidhje të vijë në raundin e tretë. Kjo kërkon dyfishimin e përpjekjeve nga të gjithë për të ecur drejt kësaj zgjidhjeje”, tha Meta. “Lidhur me qëndrimin e mazhorancës duhet të ritheksoj se ajo ka bërë një kapërcim të madh, i cili duhet vlerësuar, duke dalë nga kandidaturat politike, të cilat mazhorancës natyrisht nuk i mungojnë dhe duke përzgjedhur pas diskutimit të emrave të tjerë gjithashtu një figurë tepër bindëse si ajo e z. Xhezair Zaganjori, me bindjen se përfaqëson standardet më të larta për postin e Presidentit, por njëkohësisht, me bindjen që është një figurë që nuk jep asnjë arsye të rëndësishën për të mos u pranuar dhe konstestuar”, theksoi kreu i LSI-së. Sipas tij, “ky është një proces i dyanshëm. Nuk ka qenë perfekt deri tani, por kjo nuk duhet të thotë se duhet të qëndrojmë tek paragjykimet, të cilat mund të ktheheshin në pengesë për gjetjen e konsensuesit dhe në këtë drejtim opozita duhet të jetë interaktive, që edhe ajo të bëjë propozimet e saj, sepse mazhoranca nuk është reflektor”. “Në çdo rast unë jam i bindur se kandidatura e Zaganjorit gëzon një konsensues më të gjerë se ai i mazhorancës parlamentare, pra në mënyrë të veçantë në opinonin publik apo edhe në partnerë ndërkombëtarë. Është e rëndësishme që opozita të jetë aktive dhe të bëjë propozimet e saj dhe të jetë pjesë aktive e këtij procesi”, nënvizoi Meta. Sipas kreut të LSI-së, “asnjë palë nuk kërkon një kandidat të vetin, sepse edhe mazhoranca, nëse do të kërkonte kandidat të vetin, do të kishte propozuar një kandidaturë politike”.