Duke i konsideruar propozimet e tyre si katër çështje tërësisht të rëndësishme dhe vendimtare për marrjen e statusit të vendit kandidat, Tahiri theksoi se zgjidhja e tyre kërkon bashkërendim dhe konsensus nga të gjitha partitë politike. “Nuk jemi para kushteve dhe ultimatumeve. Të katër pikat janë çështje që duhet të marrin zgjidhje për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ato janë çështje madhore, që kërkojnë zgjidhje të bashkërenduar të të gjitha forcave politike”. I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë hapi tjetër i PS-së, nëse ky plan nuk merr miratimin e mazhorancës, ai nuk dha një qëndrim të prerë, ndërsa la të hapur ftesën për tryezën e kërkuar në takimin e djeshëm Ruçi-Patozi.