Sipas tij “opozita do garanci për listat e zgjedhësve, për kartat e identitetit, për administrimin e zgjedhjeve nga një KQZ, me besueshmëri politike dhe të rikompozuar siç thuhet në rekomandimet e ODHIR”. Ai u shpreh se, “këto janë 5 problemet të cilave katër herë nuk u është dhënë zgjidhje përfundimtare dhe kjo jo pa qëllim. Zgjidhni këto probleme dhe ne jemi gati ta votojmë që sot reformën zgjedhore”. “Për ato çështje që është rënë dakord me konsensus në komision, ne jemi dakord që të votohen që sot”, tha Ruçi. “Por çështja qëndron në dy probleme. Së pari, në shumë pika që komisioni ka rënë dakord sipas vendimit përkatës, ju jeni penduar dhe e dyta qëndron çështja e KQZ-së”, tha Ruçi. Ndërsa duke iu referuar reformës parlamentare, Ruçi theksoi se, “opozita nuk ka kërkuar në asnjë moment që të heqim të drejtat kushtetuese të kryeministrit, por kërkon funksionimin demokratik të parlamentit”. “Ne nuk kërkojmë që të heqim të drejtat e tua si kryeministër por duam fjalën tonë”, tha Ruçi.


