Tiranë | Vollfarth: zgjedhja e presidentit, proces i hapur dhe transparent

Friday, December 19, 2025

Reforma zgjedhore dhe çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës ishin në qendër të takimit mes Ramës dhe Vollfarth në selinë e PS-së. “Drafti i kodit zgjedhor, i përpiluar tashmë, përbën një akt të shkëlqyer dhe nevojitet vetëm një hap final, i fundit për t’u ndërmarrë në nivel politik, pasi deri tani është bërë një punë mjaft konstruktive”, tha kreu i OSBE-së. Ndërsa lidhur me zgjedhjen e presidentit Vollfarth tha se sheh një nivel të madh konstruktiviteti për të pasur një president konsensual. “Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -