Tiranë | Vasili: dy rastet e rënda të aksidentit në Himarë nisen drejt Austrisë

Friday, December 19, 2025

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha në një konferencë për mediat se “shqetësimi ynë më madhor ka qenë dhe mbeten dy vajzat që kanë paraqitur problematikë shëndetësore të komplikuar. Me një komunikim të zgjatur dhe pa orar, duke bashkëpunuar me ambasadorin austriak dhe me përfaqësuesit e Raiffeisen Bank dhe aktorë të tjerë kemi arritur me një zgjidhje të përbashkët pozitive, me arritjen e trajtimit të këtyre vazjave në klinika të specializuara në Austri”. Ambasadori austriak në Tiranë tha se “jam i lumtur që kemi rritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri nesër në mëngjes, nëse vlerësohet statusi mjekësor i dy vajzave”. Referuar rasteve të tjera, Vasili tha se gjendja shëndetësore e vajzave të tjera në Spitalin Ushtarak paraqitet e qëndrueshme. Ndërsa 5 vajza në spitalin e Vlorës kanë lënë ambjentet spitalore për t’u dërguar në familjet e tyre. “Kemi lajme të mira nga Vlora, ku 5 vajza kanë lënë spitalin, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe janë dërguar pranë familjeve të tyre, të shoqëruara nga autombulancat e shëndetësisë për të siguruar dhe transportin sa më të mirë të tyre”, tha Vasili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -