Tiranë | Kryeministri Berisha fton opozitën për përmbylljen e reformës zgjedhore

Thursday, December 18, 2025

“Përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore kanë bërë një punë mjaft të mirë. Nga një klimë mosbesimi ky komision ka funksionuar me seriozitetin më të madh. Përfaqësues të opozitës kanë konstatur se ne i jemi përmbajtur seriozisht marrëveshjes”, tha Berisha. “Kërkuam që ata të kishin iniciativën. Ata mendonin se maxhoranca me propozimet e veta do të përpiqej që të tërhiqte nga vetja e saj. Faktuam se kjo s’ishte e vërtetë”, tha Berisha, duke shtuar se “ka një moment ku s’mund të ketë diskutim, as nga qeveria, as nga opozita, rekomandimi i ODIHR lidhur me procedurën elektronike”. Sipas Kryeministrit, “ky rekomandim nuk vjen se përfaqësuesit e ODIHR s’janë të njohur me moshën dixhitale. Nëse opozita kërkon siguri në zgjedhje s’mund të vrapojë pas opsioneve të cilat nuk japin sigurinë e plotë, s’janë të testuara. ODIHR kërkon që të bëhet një studim pilot. Numërimi elektronik është një realitet i pamohueshëm, por një realitet me probleme të pamohueshme, të cilat në rastet e fundit u karakterizuan si në bllokimin e makinerive, edhe në vende që kanë disa gradë më pak se Shqipëria u karakterizuan nga ndërprerje energjie”. Në këtë kuadër, shtoi kryeministri, duhet të plotësojmë kodin. “Kërkesa tjetër është që dy vetë të kenë në dorë gjithçka për materialin zgjedhor. Është absolutisht kërcënimi më i madh që mund t’i bëhet procesit zgjedhor. Kërkohet një vendim që të merret me 2 vota për të hapur të gjithë dokumentacionin. Që do të thotë për të futur zgjedhjet në një rrugë moskompletimi. Çdo material do hapet, por do jetë gjykata ajo që do e bëjë këtë. Nëse një vendim i tillë u jepet dy përfaqësuesve partiakë, zgjedhjet s’janë më zgjedhje të qytetarëve, por të dy përfaqësuesve të dy partive që mund t’i hapin ato edhe një herë nga e para për t’i shtyrë drejt dështimit”, theksoi Kryeministri Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -