Tiranë | Rama: kryeministri po bën shurdhin

Friday, December 19, 2025

“Ne jemi të shqetësuar pasi koha ikën dhe ndërkohë kemi detyrimin e madh për t`i dhënë zgjedhje dy momenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë. Na duhet një reformë zgjedhore e dakortësuar dhe e merituar, përpara 24 majit, në unison me gjithë bashkësinë ndërkombëtare që po bën çmos të na ndihmojë, por kërkon që ne të ndihmojmë veten”, tha Rama. Ai nënvizoi se vendit i duhet një president që të mishërojë unitetin kombëtar. “Na duhet një president që të jetë mishërimi i unitetit kombëtar në këtë periudhë historike, ku Shqipëria ka nevojë të shkojë së bashku përpara dhe të jemi kontribues për gjithçka që i duhet vetë rajonit. Jemi në kushtet kur kryeministri bën shurdhin, pasi do një president për veten, ndërkohë që ne kërkojmë një president për të gjithë shqiptarët”, tha Rama. Takimi Rama-Dule ishte në vazhdën e takimeve që kreu i opozitës ka nisur me kryetarët e partive parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së tij publike për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ditë më parë Rama u takua me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta dhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -