Në fjalën e tij, kryeministri tha se kjo rritje do të ndikojë direkt në rritjen e të ardhurave të 800 mijë familjeve shqiptare. Sipas tij, rritja parashikohet 4% për pensionet e qytetit dhe mbi 5% pensionet e fshatit, ndërsa rrogat mbi 2%. “Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare, por siç fakton Komisioni Europian në raportin e tij të fundit rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008, por ajo, sipas raportit në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit”, deklaroi Berisha. Sipas kreut të qeverisë rrogat do të rriten me një mesatare prej 5%, ndërsa rrogat e larta mund të mos rriten fare, ose mund të rriten vetëm 1%. “Informoj shqiptarët se ky drejtim ka qënë shumë i drejtë dhe njerëzor duke vendosur një standard të qytetëruar dhe perëndimor në diferencën mes rrogës së punonjësit dhe rrogave të zyrtarëve më të lartë. Nëse në vitin 2005, kryeministri i vendit merrte rrogën e barabartë me rrogat e 13 infermierëve më 1 korrik të 2011-ës, kjo zbriti në 6.2 rroga infermieri për kryeministrin”, tha Berisha. Ndërkohë, ai pohoi se për rritjen e pagave dhe pensioneve ka pasur debate me ndërkombëtarët, por tha Berisha, vendimi është mbajtur si politikë konstante e qeverisë.
Tiranë | Rritje pagash dhe pensionesh
Friday, December 19, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


