Tiranë | Grimshau fiton garën për zgjatimin e Bulevardit

Friday, December 19, 2025

Kryebashkiaku Lulzim Basha, duke vlerësuar projektet e të gjitha studiove pjesëmarrëse në konkurs, theksoi se, projekti fitues mishëron aspiratat e qytetarëve për një qytet modern europian. Projekti parashikon që gjerësia e bulevardit të jetë 60 metra. Përgjatë tij do të jetë sheshi ku do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, sheshi komercial me qendra tregëtare dhe sheshi i kulturës. Ndërsa makinat do të qarkullojnë në mes të bulevardit. “Grimshau” parashikon që Tirana të jetë si një qytet me elemente kultoror, duke u fokusuar në cilësitë e Bulevardit dhe në mënyrën e konceptimit të tij. Elementi kryesor është se si është Tirana sot, duke synuar në rritjen e mirëqënies së rrugëve, duke e kthyer Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore që është edhe vendi ku fokusohen qytetarët. Tjetra është shtrirja deri në Pakuqan, një zonë bujqësore e kulturore, duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet. Lumit të Tiranës, do i kushtohet rëndësi në çdo element, florës e faunës së tij, shndërrimin e tij në një lum më të ri e të pastër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -