Tiranë | PD: Rama me fantazi të sëmurë

Friday, December 19, 2025

“Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij, Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij”, u shpreh Bardhi. “Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim”, vijon reagimi. Sipas PD-së, “do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaratën e radhës në të cilën z. Rama të shpallë se Berisha po tenton ta blejë atë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -