Tiranë | Forcohen marrëdhëniet Shqipëri-Ceki në transport

alt

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, si dhe ai i Transporteve të Çekisë, Pavel Dobeš, diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve dy palëshe në fushën e transportit. Çekia vlerësohet se ka një nga eksperiencat më të mira europiane në sektorin e hekurudhave, eksperiencë që mund të jetë e dobishme, teksa Shqipëria po përgatitet të planifikojë investimet në këtë sektor, që prej kohësh është në një gjëndje jo të mirë. Pikë tjetër e bisedimeve ishte dhe fillimi i operimeve ajrore direkte Tiranë-Pragë, si dhe lehtësimi i procedurave të dyanshme për këtë qëllim. Takimi në fjalë ishte pjesë e axhendës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri çek, Peter Neças, që vizitoi sot Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Berisha.

Advertisement