Tiranë | Ministri Ksera dhe AP Totozani takohen me familjet rome

alt

Gjatë vizitës ministri Ksera u shpreh se Ministria e Punës është angazhuar për zgjidhjen e problematikës së komunitetit rom, veçanërisht të familjeve të cilat u dëbuan një vit më parë nga vendbanimi i tyre.“Tregues i këtij angazhim është edhe strehimi i tyre për rreth dhjetë muaj në një kamp të ngritur dhe menazhuar nga Ministria, në të cilën u strehuan dhe trajtuan familjet menjëherë pas ngjarjes.” “Tani ne kemi ardhur të ndajmë me ju një lajm të mirë, deklaroi Ministri. Qendra në Kombinat është gati dhe ne kemi marrë masat që kushtet e strehimit të jenë të pranueshme, ku nuk do të mungojë as uji dhe as energjia.” “Ofrimi i strehimit nuk është gjithshka dhe duhet të jeni edhe ju vetë që të ofroni bashkëpunim për t’u integruar realisht në jetën e vendit. Integrim do të thotë punësim për të rriturit dhe arsimin për fëmijët. Ne do t’ju ofrojmë formim profesional në mënyrë që të merrni një profesion dhe të mund të integroheni në tregun e punës.”, tha Ksera. “Tashmë, vijoi ai, lypjes i kemi shpallur luftë dhe insitucionet nuk do të lejojnë, veçanërisht përdorimin e fëmijëve për lypje. Kjo do të bëhet e mundur edhe me plotësimin e kuadrit ligjor pas miratimit të VKM që përcaktojnë proceduart dhe institucionet përgjegjëse për heqjen e fëmijëve nga rruga. Vendimet pritet të miratohen në ditët në vijim. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të marrim masat që fëmijëve t’u mundësohet ndjekja e arsimit”, garantoi Ministri. Avokati i Popullit vlerësoi angazhimin e Ministrisë së Punës dhe Ministrit Ksera për zgjidhjen e situatës emergjente të familjeve rome pas dëbimit nga vendbanimi i tyre. Familjet rome falenderuan Ministrin dhe Avokatin e Popullit për interesimin dhe deklaruan se do të shkojnë menjëherë për të parë godinat e përshtatura për ta dhe se do të shpërngulen sa më shpejt në vendbanimin e ofruar nga Ministria e Punës.