I thirrur në një interpelancë në Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Braçe, ministri i Transporteve theksoi se kostoja e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri është më e ulët se ajo e vendeve fqinje. “Në Rumani, Greqi, etj. kostoja e ndërtimit të rrugëve është sa dyfishi i asaj në Shqipëri. Atë që ju e konsideroni borxh është dëmi që kompanitë i shkaktuan vetes. Mos u merrni me histori rrugësh, qeveria jonë është histori suksesi në këtë drejtim”, iu drejtua Olldashi Braçes.