Tirane – Rimbursimi i qytetareve per kartat e identitetit pas 28 qershorit

Studentet, pensionistet, nje pjese e administrates dhe kontingjenti i atyre personave te cilet do te perfitonin ulje per kartat e identitetit nuk do te mund te rimbursohen para  28 qershorit. Burime prane Ministrise se Financave pohojne se eshte percaktuar menyra sesi do te behet ndarja e fondit prej 500 milione lekesh te akorduar nga qeveria, por ende nuk japin nje date te sakte se kur do te kompensohen qytetaret. Grupi i punes, prane tre ministrive, ende nuk ka asnje te dhene per afatin se kur do te filloje subvencionimi i parave, por tregon se ndarja e tyre do te behet vetem pasi te kene aplikuar te gjithe shtetasit shqiptare.
Advertisement