Tiranë | 770 masa për shkeljet e normave të qarkullimit

alt

Drejtoria e Policisë së Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot se shërbimet e policisë rrugore kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve aksidentale si dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Prej kohësh është vënë në zbatim plani i masave, “Për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shërbimeve të policisë rrugore e të rendit në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”. Plani i masave parashikon një bashkëpunim edhe më të frytshëm me Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qyetit të Tiranës dhe në vecanti në akset rrugore të zonave rurale. Bëhet e ditur gjithashtu se, nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje – daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Advertisement