“Kam vendosur të ndërpres mandatin tim për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 6 maj ku do të jem kandidat”, theksoi Tadiç, sipas RTS. “Këto zgjedhje do të jenë një mundësi për qytetarët për të zgjedhur rrugën që dëshirojnë të marrin. Propozoj atë të integrimit evropian dhe ruajtjes së integritetit territorial të vendit”, shtoi Tadiç.