Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim në shenjë kundërshtimi ndaj kandidaturës në fjalë, ndërkohë që propozuan kandidaturën e Ardian Vishës. Një ditë më parë PD-ja propozoi kandidatin Elvis Cefa, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për postin në KLD, por përfaqësuesit e PS-së në komision sugjeruan sot që kjo kandidaturë të shqyrtohet në një moment të dytë. Sipas nënkryetarit socialist të komisionit Fatmir Xhafaj, dokumentacioni i Elvis Cefës nuk është i plotë dhe ka mangësi. “Dokumentacioni i kandidatit ka mangësi në raport me përmbushjen e kritereve ligjore”, tha Xhafaj. Kandidati Cefa në prezantimin që bëri para anëtarëve të komisionit të Ligjeve theksoi se objektiv i punës së tij është rritja e transparencës në KLD.