Himare – Protestojne banoret per zgjerimin e rruges Vlore-Sarande

Disa banore ne qytetin e Himares kane penguar per dy dite me radhe punimet per zgjerimin e aksit te rruges kombetare Vlore-Sarande, qe kalon permes qytetit te Himares. Banoret e shtepive qe ndodhen anes rruges qe po zgjerohet, pretendojne se po nderhyhet pa te drejte ne pronen e tyre dhe nuk u eshte dhene asnje demshperblim. Vetem nderhyrja e efektiveve te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, ka bere te mundur qe konflikti te shuhet dhe firma “Albstar” te vijoje normalisht punimet. Forcat policore kane shoqeruar kater prej protestuesve si pasoje e ashpersimit te protestes. Sipas burimeve policore, personat e shoqeruar ne polici jane dy anetare te familjes Andruci dhe dy te familjes Maraçi. Ata jane lene te lire pak ore pas shoqerimit, pasi jane marre ne pyetje dhe kane sqaruar thelbin e protestes se tyre.
Advertisement