Ministri i Financave Ridvan Bode gjate forumit te Crans Montana, i cili po mbahet keto dite ne Tirane, ka kerkuar ndihme nga donatoret qe te financojne ekonomine shqiptare. “Kemi portofole krediti te nenshkruara me bankat e zhvillimit per shuma te konsiderueshme, qe nese do te pershpejtohet disbursimi, do te rishikohen procedurat dhe do te ishte nje mbeshtetje prej 400 milione euro. Masa e disbursimit nuk shkon me shume se 35%. Rreth 350 milione euro disbursohen cdo vit nga keto programe”, ka deklaruar Bode. Sipas te dhenave zyrtare, per vitin e kaluar ekonomise i munguan mbi 300 milione dollare nga grantet dhe donacionet e huaja.