Tiranë | Raportuesit e KE-së në vend

alt

Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, gjatë vizitës së tyre dyditore bashkëraportuesit pritet të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi. Bisedime janë planifikuar edhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokuroren e Përgjithshme, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik. Diskutimet do të përqëndrohen kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.

Advertisement