Serbi – Brammertz takime me zyrtare te larte per arrestimin e Mlladic dhe Haxhic

Kryeprokurori i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Serge Brammertz ndodhet në Beograd ku do të takohet me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, Ministrin e Brendshëm Ivica Daçiç dhe zyrtarë të tjerë për bisedime mbi përpjekjet për të kapur ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe ish udhëheqësin e serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç. Mlladic ndodhet ne arrati qe ne vitin 1995, kur Gjykata ngriti ndaj tij akuzat per rolin ne sulmet kunder civileve ne Bosnje-Hercegovine gjate konfliktit te viteve ’90.
Advertisement