Presidenti Topi thekson se “përgjatë shekujve populli shqiptar ka dëshmuar virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke festuar bashkë sidomos ditët e shenjta. Ne i kemi trashëguar gjithë këto vlera unike të tolerancës e bashkëjetesës fetare, të cilat jo vetëm do t’i përcjellim tek brezat e ardhshëm, por edhe do t’ia bashkangjisim vlerave të familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës do të jemi”.