SHBA – Obama publikon strategjine e re per Pakistanin dhe Afganistanin

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, pritet ta publikojë sot strategjinë për Pakistanin dhe Afganistanin. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se presidenti do ta hartojë strategjinë më të mirë për përparim kundër ekstremistëve në mënyrë që ata të ngelin pa strehë dhe të mos kenë mundësi të planifikojnë sulme tjera në Afganistan dhe dhe në vende tjera. Pas rritjes së dhunës në Afganistan, Obama ka deklaruar se SHBA-të dhe aleatët e NATO-s duhet të punojnë më shumë për stabilitetin e këtij vendi. Gjenerali Karl Ajkenberi, të cilin Obama e ka emëruar ambasador në Afganistan, ka thënë se suksesi i SHBA-ve në Afganistan dhe në Pakistan ka rëndësi vitale për interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Zyrtaret e Obames kane konkluduar se problemi i madh brenda Afganistanit ka qene mungesa jo e duhur e burimeve dhe mungesa e strategjise. SHBA do te dergoje 4 mije trupa shtese ne Afganistan, pervec 17 mije trupave te tjere qe jane parashikuar.
Advertisement