Tiranë | Topalli: FA garantojnë sigurinë për të ardhmen e vendit

alt

Kryetarja e Kuvendit duke vlerësuar misionin dhe rolin e kësaj Akademie si një institucion i rëndësishëm i sigurisë dhe mbrojtjes në vend tha se Forcat e Armatosura janë përfaqësimi dinjitoz i shtetit, që garantojnë sigurinë për të ardhmen e vendit. “Është detyrë e Parlamentit që të mbështesim misionin e kësaj Akademie përmes kuadrit ligjor që edhe pse i plotësuar mund të ketë ende nevojë për standarde të reja”, tha Topalli. Ajo vlerësoi përmbushjen me dinjitet të të gjitha angazhimeve tona si vend anëtar i Aleancës më të fuqishme të sigurisë në botë, NATO-s. “Ne si Parlament kemi punuar fort për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut, ndërsa sot po përmbushim të gjitha detyrimet. Rasti i dy ushtarëve të forcave tona në Afganistan na bën të ndihemi krenarë dhe të përulemi para veprës së tyre, e cila nderoi flamurin dhe kombin shqiptar”, tha Kryetarja e Kuvendit. Përfaqësuesit e Akademisë së Mbrojtjes vlerësuan rolin e Parlamentit në mbështetje të rolit dhe kontributit të Forcave të Armatosurave, ndërsa theksuan rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për të krijuar ura të reja bashkëpunimi në mbështetje të Akademisë së Mbrojtjes, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij.

Advertisement