Greqi | Venizelos merr kryesinë e PASOK

alt

Në një ceremoni solemne ai mori funksionin e drejtimit të partisë nga lideri i deritanishëm dhe ish-kryeministër i Greqisë, Jorgos Papandreu. Sipas rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet partiake, 230 150 anëtarë mbështetën Venizelosin, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë funksion. Sipas gazetës greke, “To Vima”, ministri aktual i Punëve të Brendshme, Anastasios Janicis do të jetë pasues i Venizelosit në Ministrinë greke të Financave.

Advertisement