“Theksojmë se është shkelje e sovranitetit dhe cënim i marrëdhënieve të mira fqinjësore që të organizojë në mënyrë të njëanshme zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një shtet tjetër evropian”, theksohet në rezolutë. Rezoluta më parë u harmonizua, dakordua dhe u mbështet nga shefat e të gjitha grupeve parlamentare PDK, LDK, AAK, Vetëvendosjes, AKR-së, që janë të shumicës shqiptare, përfshirë grupin parlamentar të Partisë Liberale të Pavarur (SLS) të komunitetit serb, si dhe grupin parlamentar të minoriteteve tjera.