Tiranë | Publikohet raporti për shkarkimin e Spahiut

alt

Në raport janë publikuar konkluzionet e hetimit të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita. Komisioni do t’i propozojë seancës plenare të Kuvendit më 1 mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në raportin prej 11 faqesh, konstatohet se Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues, duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje. Sipas raportit, Spahiu ka abuzuar me detyrën në vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të rëndësishme për mirëorganizmin e sistemit gjyqësor. Raporti evidenton gjithashtu se Spahiu ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit pa njoftuar organet eprore, për interesa politike personale. Nisur nga kjo kryetari i komisionit hetimor, deputeti Enekelejd Alibeaj, kërkoi që raporti t’i dërgohet KLSH-së që Spahiu të kthejë shumat financiare që i ka përfituar pa të drejtë. Raporti do t’i dërgohet Kuvendit, prokurorisë dhe KLSH-së.

Advertisement