“Masat shtrënguese u miratuan në një takim me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së në Bruksel”, deklaroi Bashkimi Evropian në një komunikatë. Sanksionet përfshijnë një ngrirje të aktiviteteve të Bankës Qëndrore Siriane në Evropë dhe ndalimin e tregëtisë së metaleve të çmuara si ari i përpunuar në vend. Procesi i sanksioneve të BE-së do të përfshijë gjithashtu një embargo për fluturimet e mallrave, që operohen në Siri, që nuk mund të ndalojnë më në territorin e BE-së. “Mundësia për një embargo totale për fluturimet e udhëtarëve, të cilët vijnë nga Siria, në një kohë studimi, u braktis në momentin kur masa mund të pengonte qytetarët e huaj të largohen nga vendi”, theksuan diplomatët. Përveç kësaj, shtatë persona të tjerë do të shtohen në listën prej rreth 150 personash dhe organizatash apo kompanish, ku anëtarët kryesorë të regjimit sirian përbënin objekt ndalimi për vizat në Evropë dhe ngrirjen e pasurive. Emrat e tyre do të publikohen nesër.