Tirane – Pavlefshmeria e hetimeve nuk rrezikon procesin e gjykimit per Durres-Kukes

Nje dite pas vendimit te Gjykates se Larte, e cila shpalli te paligjshme shtyrjen e hetimeve per ish-drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve, Armand Telitin dhe ish-drejtorin Juridik Andi Toma ne lidhje me dosjen e abuzimeve te segmentit Rreshen-Kalimash te rruges Durres-Kukes, Prokuroria e Pergjithshme eshte shprehur se ky vendim sipas saj nuk i demton hetimet e kryera dhe nuk rrezikon as procesin e gjykimit qe ka nisur ne Gjykaten e Larte. Prokuroria shprehet se, provat qe jane marre pas dates se pezullimit te hetimeve dhe qe u vleresuan te pavlefshme nga ana e Gjykates se Larte do te paraqiten gjate gjykimit, nga ana e prokuroreve te ceshtjes. Por eshte serish Gjykata e Larte ajo qe ka ne dore nese do t’i pranoje keto prova apo jo gjate seancave gjyqesore pas dates 10 prill, qe eshte edhe dita me afert e vazhdimit te ketij procesi. Gjykata e Larte dha te merkuren ne mesdite nje vendim qe konsideronte pavlevfshmerine e te gjithe akteve te Prokurorise se Pergjithshme me dosjen e rruges Durres-Kukes, pas perfundimit te afatiti zyrtar te hetimit, me saktesisht pas dates gjashte nentor 2008. Ne procesin gjyqesor do te paraqiten tashme, ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha, si edhe drejtori aktual i rrugeve Andi Toma.
Advertisement