Tiranë | Apeli lë në “arrest shtëpie” ish-komandantin e Gardës

alt

Treshja gjykuese e kryesuar nga Hysni Demiraj rrëzoi për të katërtën herë organin kryesor të akuzës, i cili pretendon se arma e ish Komandantit të Gardës ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj me 21 janar të vitit 2011. Seanca me dyer të mbyllura ka pasur përplasje sa i takon kërkesës së Prokurorisë për ndryshimin e masës nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’. Në seancën, e cila zgjati për reth 30 minuta organi i akuzës pretendoi se arma e cila ka vrarë protestuesin Myrtaj i përket ish kreut të Gardës, ndërkohë nga ana e saj pala mbrojtëse kundërshtoi fort akuzat. Trupi gjykues, pasi dëgjoi palët la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shëpie’, të paktën deri sa të vendosë Gjykata e Lartë, pasi Prokuroria ka bërë rekurs për cështjen. Seanca për rivleresimin e masës së sigurisë u mbajt pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria, e cila kërkon ‘arrest me burg’ për ish kreun e Gardës. Gjykata e Apelit miratoi po sot kërkesën e palës mbrojtëse për përjashtimin nga trupi gjykues të Zegjine Sollakut, nga cështja ndaj ish Komandantit të Gardës Ndrea Prendit, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Ndërkohë u vendos që Agron Papajani do të zëvendësojë anëtaren e dorëhequr Zegjine Sollaku.

Advertisement