Tiranë | Ministria e Mbrojtjes: Peci jashtë rrezikut për jetën

alt

Sic thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Peci është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira, ku i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. “Operacioni ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet”, thuhet më tej në njoftim. Në njoftim theksohet se, “Pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”.

Advertisement