Tiranë | Berisha: të rinjtë të mbajnë gjallë pasionin për lirinë

berisha-mbledhje-qeverie-

pranishëm në Pallatin e Kongreseve, në takimin me Forumin Rinor të PD-së, me rastin e 21 vjetorit të rrëzimit së bustit të diktatorit Enver Hoxha, Kryeministri theksoi se “dita e parë e lirisë është dita më e rëndësishme e jetës së tyre. Është ditëlindja e së ardhmes së tyre. Të shprehim nderimin dhe mirënjohjen me të thellë para atyre djemve dhe vajzave që 21 vjet më parë u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës me një prej diktaturave më të egra të Europës. U ngritën, mbi mitrolozat, tanket, snajperët, dhe zhvilluan betejën më të madhe për liri që Tirana ka njohur në historinë e saj”, duke shtuar se ata përmbysën shtatoren e diktatorit që dhe vite pas vdekjes qëndronte si demon mbi liritë tona. “20 shkurti ishte ditëlindja e lirive të shqiptarëve, të ardhmes së shqiptarëve. Të ardhmen e ndërtojnë vetë kombet e lira. Keni krahasuar këtu diktatorin me faraonin. Krahasimi është shumë i goditur sepse aq sa kanë blloqe piramidat e Egjiptit, diktatori vendosi bunkerë mbi supet e kombit për ti shtypur ata më shumë se kushdo tjetër”, u shpreh Kryeministri. Berisha tha se “një nderim të madh dhe urim të përzemërt ka për të gjithë ata që lindën këtë ditë 21 vjet më parë. Sot ju jeni 21 herë më të lirë se ç’ishim në ditën e rrëzimit të diktatorit. 20 shkurti i vitit 1991 ishte dita e një beteje të madhe, kur djem e vajza, burra e gra ecnin të vendosur në sheshin “Skënderbej” për të përmbysur shtatoren e diktatorit”. “Ajo ditë faktoi edhe njëherë se e ardhmja e të gjitha të ardhmeve, forca e të gjitha forcave është liria dhe pasoni i saj, ndaj ato burra e gra nuk ndjenë asnjë frikë, por u hodhën mbi shtatoren dhe e fshinë atë nga faqja e dheut”, tha Berisha. Kryeministri u kërkoi të rinjve të mbajnë të gjallë pasionin për lirinë, “si forcën dhe energjinë kryesore për veten familjen dhe vendin tuaj. Kombi që vuajti më shumë se çdo komb tjetër për liri duhet të bëjë gjithçka për mbrojtjen dhe konsolidimin e saj, të bëjë çdo gjë që vlerat e lirisë të konsolidohen gjithmonë e më shumë, respekti për lirinë e tjetrit është dhe thelbi i saj”. “Sot me pasionin tek liria kemi një Shqipëri krejt tjetër, që është anëtare e Atlanikut të Veriut, një Shqipëri që ka si projekt ëndërrën për integrimin e saj në BE, një Shqipëri që ka si projekt ëndrrën për shndërrimin e pasurive përrallore të saj në vlera për fëmijët tuaj, të ardhmen tuaj, një Shqipëri që së bashku me ju kërkon të zëjë vendin e saj në familjen e kombeve të qytetëruara”, përfundoi Kryeministri Berisha.

Advertisement